& DION
SECURITY SHRSF

"Rexhepi dhe Dion Security" .

Një shoqeri e ruajtjes dhe sigurisë lizike, e cila ka vite që operon ne tregun shqiptar.

Kjo shoqëri, e krijuar që ne vitin 1997, ben te mundur sigurimin e objekteve shtetërore dhe private, ne pronesi te personave fizike dhe juridike, sigurimin e mbrojtjen e jetës dhe shëndetit te shtetasve vendas dhe të huaj. Gjatë këtyre viteve "Rexhepi dhe Dion Security" ka patur dhe ka kontrata me subjekte te ndryshme që i ka realizuar dhe i realizon ato me sukses.

Subjekte te tilla jane: SH.A Karbonik Elbasan, Qendra Spitalore "Xhaferr Kongoli" Elbasan, Qendra e formimit professional, 0.S.SH etj. Per fuqizimin e sherbimit që nga viti 2007 "Rexhepi Security" filloi bashkëpunimin me "Dion Security", për tu shndërruar me pas në "Rexhepi & Dion Security".

SHERBIMET
Salla Operative
Rexhepi & Dion Security ne infrastrukturën e saj zotëron sallën operative të kompletur me sistem alarmi, kamera vezhgimi, radio alarm, radio komunikim. Në këtë sallë operative është i montuar edhe sistemi i kamerave te lëvizshme dhe të palëvizshme si dhe mjaftë aksesorë dhe pajisje të tjera. Në raste problemesh, Rexhepi dhe Dion Security ju vjen në ndihmë me grupin e gatshëm me një shërbim të pandërprerë 24 orësh, për te ndërhyrë në cdo rast emergjent që mund të ndodhe në objektet ku kjo shoqëri kryen shërbimin, kjo edhe falë automjeteve te cilë bejnë te mundur shpejtësinë e ndërhyrjes.
Transport i Vlerave Monetare
Rexhepi & Dion Security bën të mundur transportin e vlerave monetare, I cili realizohet me makina të blinduara.

GPS
Rexhepi & Dion Security disponon shërbimin më të ri, GPS, me të cilin bëhet e mundur gjetja e makinave të vjedhura të klienteve të kësaj shoqërie.
Makina juaj do të lokalizohet përmjet sistemit satelitit GPS në kohë reale duke berë të mundur gjetjen e saj!

REXHEPI & DION SECURITY SHRSF